KreuCelebrity

"Jo që s`më dhanë pagesën, por edhe më vodhën", Linda Rei: Olsa Muhameti, shkarravinë!

"Jo që s`më dhanë pagesën, por edhe më

Linda Rei ka tronditur publikun me deklarata të drejtpërdrejta gjatë një interviste në emisionin “Më prit të dielën”, ku ka folur pa filtra për eksperiencën e saj në Big Brother VIP Kosova. Ajo ka ngritur akuza të rënda ndaj produksionit, duke përmendur shkelje kontrate, mospagesë dhe marrje të sendeve personale, duke përfshirë edhe emrin e Olsa Muhametit.

E indinjuar nga zërat për një padi të mundshme ndaj saj, Linda i mohoi prerazi, duke theksuar se nuk ekziston asnjë procedurë ligjore në fuqi. Sipas saj, ishte pikërisht produksioni ai që nuk respektoi marrëveshjen e nënshkruar. “Kontrata është thyer nga ana e tyre. Kam mbi 10 vite eksperiencë në televizion dhe e di shumë mirë si funksionon ky sistem”, deklaroi ajo.

Linda shpjegoi se pagesa e saj ishte e përcaktuar qartë dhe duhej të realizohej çdo javë, por kjo nuk ndodhi asnjëherë. Situata, sipas saj, arriti në pikën e thyerjes, duke e lënë në gjendje të rënduar emocionale dhe fizike. Ajo tregoi se kishte paralajmëruar se do të mbronte veten dhe të drejtat e saj, por nuk gjeti asnjë reflektim.

“Nuk flija, nuk haja, isha në gjendje shumë të keqe psikologjike. Në një moment kuptova që nuk ia vlente më”, u shpreh ajo, duke rrëfyer edhe episodin e konfliktit për fustanin që duhej të kthehej në mungesë të pagesës.

Akuzat e saj shkojnë edhe më tej. Linda Rei pretendon se, përveç mospagesës, produksioni i ka mbajtur edhe sende personale si këpucë, valixhe dhe extensions, duke e cilësuar këtë si një veprim të papranueshëm. omenti i saj për Olsa Muhametin? Gjatë një loje në program, gjeti një fjalë identifikuese për të: Shkarravinë!