KreuCelebrity

Ajola Xoxa në pritje të ëmbël, familja Veliaj drejt zgjerimit

Ajola Xoxa në pritje të ëmbël, familja Veliaj drejt

Familja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pritet të zgjerohet. Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, raportohet se është shtatzënë për herë të dytë.

Sipas mediave, Xoxa ka arritur të mbetet shtatzënë përmes metodës in vitro, pas disa përpjekjeve të mëparshme. Nëse lajmi konfirmohet, çifti Xoxa–Veliaj do të bëhen prindër për herë të dytë. Ata janë tashmë prindër të një djali, Kajan, i cili ka ardhur në jetë më 6 tetor 2018.

Deri më tani nuk ka një reagim apo konfirmim zyrtar nga vetë çifti, ndërsa informacioni është bërë publik nga mediat.

Kujtojmë se Ajola Xoxa është e pandehur në dosjen që lidhet me Erion Veliajn, i cili ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit të këtij viti, pasi akuzohet nga SPAK për disa vepra penale.