KreuCelebrity

Thyen heshtjen Leo, flet për ndarjen nga Lela: Nuk ka pasur tradhti, por...

Thyen heshtjen Leo, flet për ndarjen nga Lela: Nuk ka pasur tradhti, por...

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 3, Leonardo Gashi, ka folur për herë të parë hapur mbi ndarjen nga partnerja e tij, Lela Seferi. Në një intervistë për emisionin “Prive”, me moderatoren Liberta Spahiu, ai ka sqaruar arsyet që çuan në përfundimin e marrëdhënies së tyre.

Leonardo pranoi se mes tyre kanë ekzistuar mosmarrëveshje, të cilat i cilësoi si normale për çdo çift. Sipas tij, vendimi për të dalë publikisht erdhi nga nevoja për të sqaruar situatën dhe për të shmangur keqkuptimet.

Ai rrëfeu se lidhja e tyre ka qenë shumë intensive, duke kaluar nga dy muaj bashkëjetesë brenda shtëpisë së Big Brother në gati një vit bashkëjetesë pas daljes, pa i lënë vetes dhe partneres hapësirë personale.

Sipas Leonardos, vështirësitë kishin nisur herët, pasi ata i përkasin botëve të ndryshme profesionale dhe kishin qasje të ndryshme ndaj jetës. Megjithatë, ai theksoi se në këtë marrëdhënie nuk ka pasur tradhti apo skandale, duke hedhur poshtë çdo aludim.

Duke ruajtur një ton respektues ndaj ish-partneres, Gashi u shpreh se nuk mund të flasë negativisht për dikë me të cilën ka ndarë një periudhë të rëndësishme të jetës së tij, duke nënvizuar se as bashkëjetesa dhe as distanca nuk arritën t’i harmonizonin plotësisht.

Deklaratat e tij hedhin dritë mbi një nga ndarjet më të komentuara të momentit, duke sqaruar prapaskenat që u përfolën gjerësisht në publik.