KreuCelebrity

“Nëse vjen, e pranojmë”, Katerina e “Për’puthen” shtatzënë? Deklarata e Arnoldit ngre dyshime

“Nëse vjen, e pranojmë”, Katerina e

Katerina Goga ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel, ku foli hapur për marrëdhënien e saj me Arnoldin, por edhe për dëshirën për t’u bërë prindër.


Gjatë intervistës, Katerina pranoi pa hezitim se është e dashuruar me Arnoldin, duke theksuar se ndjenjat e saj janë të sinqerta dhe pa role. “Nuk them gënjeshtra dhe nuk aktroj. Jam e dashuruar me Arnoldin,” u shpreh ajo.


E pyetur nëse ndjenjat janë reciproke, Katerina tregoi se Arnoldi është më i rezervuar në shprehjen e emocioneve, por se dashuria ekziston. Ajo zbuloi gjithashtu se partneri i saj ka takuar mamanë, e cila i ka thënë se Arnoldi është pikërisht “në shijet e saj”, ndërsa shtoi se edhe babait do t’i pëlqente, për shkak të ngjashmërive që kanë.


Momenti më surprizues i emisionit ishte shfaqja e papritur e Arnoldit në studio, i cili iu bashkua bisedës dhe foli hapur për marrëdhënien e tyre. Pyetjes nëse do të donin të kishin një fëmijë bashkë, Katerina u përgjigj se kjo ka qenë gjithmonë një dëshirë e saj. “Sot me Arnoldin? Po, do të doja. Do të ishte herët, por nga ana ime do të ishte e mirëpritur,” tha ajo.


Nga ana e tij, Arnoldi shtoi se ideja e prindërimit nuk i tremb. “Ne kemi tentuar disa herë, edhe pa e planifikuar. Nëse vjen, e mirëpresim. Zoti i sjell gjërat dhe ne i pranojmë,” u shpreh ai.
Intervista u shoqërua me momente sinqeriteti dhe emocioni, duke zbuluar një anë më intime të çiftit dhe duke ngjallur kureshtje te publiku për të ardhmen e tyre.