KreuCelebrity

Denisa Bajramaj bashkëshortja e Kozakut pas aksidentit: I mbijetova frikës më të madhe për jetën e bebit tim

Pas publikimit të lajmeve se ishte përfshirë në një aksident, Denisa Bajramaj, bashkëshortja e Kozakut, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke qetësuar ndjekësit dhe opinionin publik.

Ajo tregoi se ka kaluar një moment shumë të vështirë dhe të frikshëm, por theksoi se gjendja e saj shëndetësore dhe ajo e bebit është e mirë. Denisa u shpreh mirënjohëse ndaj Zotit, stafit mjekësor dhe të gjithë atyre që e kanë mbështetur me mesazhe e lutje.

“Një aksident që më ndali frymën dhe më mbushi me frikë, por falë Zotit, bebi im është mirë,” shkruan ajo, duke apeluar gjithashtu për më shumë kujdes në rrugë.

Denisa Bajramaj bashkëshortja e Kozakut pas aksidentit: I mbijetova

Denisa Bajramaj bashkëshortja e Kozakut pas aksidentit: I mbijetova

Denisa Bajramaj bashkëshortja e Kozakut pas aksidentit: I mbijetova


Reagimi i saj erdhi pasi lajmi për aksidentin u shpërnda në media, ndërsa Denisa theksoi se pavarësisht dhimbjeve fizike, forca e saj vjen nga fakti që fëmija është i sigurt.