KreuCelebrity

Tensione në Big Brother VIP Kosova, Edi përballet me deklaratën e Dolces?!

 

Tensione në Big Brother VIP Kosova, Edi përballet me deklaratën e

Mbrëmja e sotme në shtëpinë e Big Brother pritet të sjellë tension dhe përballje të forta emocionale. Produksioni ka paralajmëruar se gjatë Prime-it fokusi do të jetë te qëndrimi njëjavor i Dolces në Grande Fratello, një eksperiencë që duket se do të hapë debate të reja.

Edi do të vihet përballë deklaratave të Dolces, pasi ajo ka pohuar se në momentin e hyrjes në Grande Fratello nuk ka qenë në asnjë lidhje sentimentale. Ky detaj pritet të ngrejë pikëpyetje dhe të ndezë diskutime në studio.

Gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë italiane, Dolce u shfaq e vendosur për t’u distancuar nga çdo raport që mund ta lidhte me Big Brother VIP Kosova. Ajo la të kuptohej qartë se nuk kishte interes për ndonjë lidhje të mundshme atje.

E pyetur për meshkujt në shtëpinë kosovare, përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë dhe pa hezitim: “Ka disa që janë të pashëm, por nuk janë tipi im. Asnjëri prej tyre nuk është tipi im.”

Mbetet për t’u parë se si do të reagojë Edi dhe çfarë përballjesh do të sjellë Prime-i i kësaj mbrëmjeje.