KreuCelebrity

Mjeshtri i qetësise, Sheki Useini: Si të gjesh lumturinë në një botë plot stres!

Mjeshtri i qetësise, Sheki Useini: Si të gjesh lumturinë në

Sheki Useini ka ndarë mendimet e tij mbi lumturinë dhe paqen e brendshme në një intervistë ekskluzive për Bordo, duke u shfaqur si një mjeshtër i qetësisë dhe mësues shpirtëror për ndjekësit e tij.

Useini thekson se lumturia e vërtetë nuk varet nga faktorët e jashtëm, por kërkohet dhe gjendet brenda vetes. “Lumturinë e vërtetë e përcaktojmë kur mësohemi të kërkojmë në vetvete. Nuk është e vërtetë atëherë kur e kushtëzojmë nga personat, situatat apo ngjarjet e jashtme. Unë që nga fillimi mësova që ta kërkoj lumturinë brenda vetes, dhe kjo lumturi është gjithmonë e vërtetë,” tha ai.

Për Shekin, paqja e brendshme arrihet kur njeriu mëson të qetësojë mendjen:

“Momenti kur ne e qetësojmë mendjen, ne e shijojmë paqen, sepse paqja është gjithmonë aty. Ne nuk e krijojmë; duhet vetëm ta qetësojmë mendjen. Mendja është sfida e parë, dhe kur ndryshon mënyra se si e shikojmë botën, të gjitha gjërat fillojnë të ndryshojnë.”

Ai përmend edhe fjalët e Sokratit: “Tërë jetën u mundova ta ndryshoj botën, por nga momenti kur vendosa që ta ndryshoj veten, e tërë bota ndryshoj.”

Duke i dhënë këshilla të thjeshta por të fuqishme, Sheki Useini shfaqet si një udhëheqës shpirtëror modern, i cili mëson se lumturia dhe paqja nuk janë të jashtme, por një rrugëtim brenda vetes.

INTERVISTËN E PLOTË MUND TA NDIQNI MË POSHTË: