KreuCelebrity

Bekim Balaj shënon golin më të bukur të jetës: Do të bëhem baba i një djali

Bekim Balaj shënon golin më të bukur të jetës: Do

Gjatë ceremonisë së “Topit të Artë”, ku u nderua me çmimin “Këpuca e Artë” për djem, Bekim Balaj ndau një lajm të veçantë dhe emocionues. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare dhe aktualisht pjesë e Vllaznisë, zbuloi publikisht se do të bëhet baba për herë të parë pikërisht i një djali që shpresojë të ndjekë të njëjtën rrugë dhe sukses si i ati.

Në një moment të mbushur me emocione, Balaj falënderoi të pranishmit për mbështetjen ndër vite dhe e cilësoi këtë lajm si “gol-in më të bukur të jetës”. Lajmi u prit me duartrokitje dhe urime nga të gjithë të pranishmit, duke e bërë mbrëmjen edhe më të veçantë për sulmuesin shkodran.

Një sukses i dyfishtë për Bekim Balajn, si në fushën e blertë ashtu edhe në jetën personale.