KreuCelebrity

Mesazhe të koduara për mosmirënjohjen, Besi thumbon Xhensilën?

Mesazhe të koduara për mosmirënjohjen, Besi thumbon

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku, ka bërë deklarata të drejtpërdrejta dhe mjaft të forta gjatë një interviste me Grida Dumën, rreth një vit pas ndarjes së shumëpërfolur nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj.

Edhe pse divorci vazhdon të jetë një temë që ngjall interes publik, Besi zgjodhi të flasë hapur për mënyrën se si e sheh sot të shkuarën, duke qenë i prerë në qëndrimin e tij. “E shkuara ime ka vdekur”, u shpreh ai, duke theksuar se tashmë jeton vetëm të tashmen dhe nuk kthehet pas.

Me tone të mbushura me zhgënjim, aktori la të kuptohen edhe mesazhe për mungesë mirënjohjeje nga njerëz që dikur i kishte pranë. “Përveçse ju kam dhënë dorën, ju kam dhënë edhe bukën”, deklaroi ai, duke nënvizuar se kontributi i tij në jetën e disa personave nuk është vlerësuar.

Besi theksoi se pasuria e tij më e madhe mbeten fëmijët dhe prindërit, ndërsa besimi në Zot është forca që e mban të qëndrueshëm përballë zhgënjimeve dhe njerëzve që, sipas tij, u shndërruan nga miq në kundërshtarë.

Nuk jam askushi, por prezenca ime në jetën e disa njerëzve ua ka bërë jetën më të bukur”, u shpreh ai, duke shtuar se sado e gjatë të jetë nata, dielli gjithmonë lind.

I pyetur nga Grida Duma nëse është zhgënjyer nga njerëzit që ka pasur afër, aktori u përgjigj me një reflektim të thellë mbi jetën dhe humbjet: “Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje?! E marrim jetën për të mirëqenë, sikur e keqja s’do na ndodhë kurrë. Ndërroi jetë edhe Shpati i shkretë… A kishte plane për sot?”

Deklaratat e Bes Kallakut janë pritur me reagime të shumta, duke nxjerrë në pah një anë më reflektuese dhe të lënduar të aktorit, larg humorit që publiku është mësuar të shohë prej tij.