KreuCelebrity

Selvija drejt Italisë për trajtimin e djalit, bën dedikimin prekës për Shpatin!

Selvija drejt Italisë për trajtimin e djalit, bën dedikimin

Selvije Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, ka ndarë sot me ndjekësit e saj një moment thellësisht prekës. Ajo është nisur drejt Italisë e shoqëruar vetëm nga djali i tyre, Roeli, duke reflektuar hapur dhimbjen e madhe që vazhdon të mbajë pas humbjes së bashkëshortit.

Përmes një postimi në InstaStory, ku shfaqeshin biletat e avionit me destinacion Milano për datën 14 dhjetor, Selvija ka shkruar:
“Sot do doja më shumë se gjithçka të kisha edhe biletën tënde në dorë”,
duke e shoqëruar mesazhin me këngën e Shpatit “Kujtime m’ke lan”.

Selvija drejt Italisë për trajtimin e djalit, bën dedikimin

Ky udhëtim ka një peshë të veçantë emocionale, pasi vetëm pak javë më parë Shpat Kasapi humbi jetën tragjikisht pikërisht në Itali, vendi ku ai mbylli sytë për herë të fundit.

Burime pranë familjes bëjnë me dije se udhëtimi lidhet me vizita dhe trajtime të specializuara për djalin e tyre, Roelin, i cili ka nevojë për ndihmë në lidhje me vështirësitë në të folur. Pavarësisht dhimbjes së thellë, Selvija duket e vendosur të vazhdojë rrugën që kishin nisur bashkë si prindër, duke u rikthyer në vendin ku humbi bashkëshortin për të përmbushur misionin e saj më të madh: kujdesin për të ardhmen e djalit.