KreuCelebrity

Kritika për mëmësinë, Sara Hoxha i kthehet "keq" ndjekëses!

Kritika për mëmësinë, Sara Hoxha i kthehet "keq"

Një video e publikuar për ditëlindjen e vajzës së saj, Poem Blu, është kthyer në një situatë të pakëndshme për Sara Hoxhën, duke e përballur atë me një valë komentesh fyese dhe sulmesh personale në rrjetet sociale. Blogerja dhe influencuesja shqiptare u vu në shënjestër të kritikave që nuk kursyen as rolin e saj si nënë, duke shkaktuar reagimin e saj të drejtpërdrejtë.

Sipas mediave rozë, një ndjekëse ka lënë komente të ashpra dhe akuza personale, të cilat Sara zgjodhi t’i bëjë publike. Përmes një InstaStory, ajo ndau komentin e plotë, duke shpjeguar se zakonisht i shmang dhe i fshin mesazhet negative për të ruajtur qetësinë e saj, por këtë herë vendosi të veprojë ndryshe.

Kritika për mëmësinë, Sara Hoxha i kthehet "keq"

“Lexoj shpesh komente që më shokojnë dhe shpesh jam gati t’i fshij, sepse nuk e dua këtë energji në Instagramin tim. Por i lë, sepse besoj që secili duhet të mbajë përgjegjësi për fjalët që zgjedh të shkruajë në rrjete sociale,” u shpreh Sara.

Ajo e cilësoi si të papranueshme faktin që një moment i gëzueshëm, si ditëlindja e një fëmije, të shndërrohet në shënjestër urrejtjeje dhe mllefi. Në mesazhin e saj, Sara Hoxha theksoi se urrejtja online nuk e dëmton atë personalisht, por reflekton mbi ata që e shpërndajnë, duke bërë një thirrje të qartë për më shumë respekt, empati dhe përgjegjësi në hapësirat digjitale.