KreuCelebrity

"Nuk e ndjej frikën ndaj Zotit" Sheki Useini një rrëfim ekskluziv për Revistën Bordo!

"Nuk e ndjej frikën ndaj Zotit" Sheki Useini një rrëfim

Sheki Useini, udhëheqësi spiritual dhe autor i disa librave të njohur si Kush je ti, Kontrata me shpirtin, Kthesa e madhe dhe Arti i të jetuarit në maksimum, ka ndarë ekskluzivisht për Revistën Bordo një rrëfim të thellë mbi jetën, spiritualitetin dhe misionin e tij.

Ai tregon se ka hequr dorë nga frika ndaj Zotit.“Nuk e ndjej frikën ndaj Zotit më,” tha ai, duke shtuar se fillimisht kishte përjetuar një dashuri të vogël ndaj krijuesit dhe më pas kjo dashuri është forcuar, duke u shndërruar në një dashuri pa kushte ndaj Krijuesit të Madh.

Përveç kësaj, ai ka vendosur të heqë dorë nga praktika e këshillimit të të tjerëve pa kërkesën e tyre. “Kam hequr dorë nga t’iu imponoj njerëzve eksperiencat e mia. Tani veproj në nivel publik me bindjen se po shtoj vlerë, por jo për t’u imponuar,” shprehet ai, duke theksuar se gjithçka që bën nuk ka lidhje me fitimin material.

Gjithashtu, ai ka hequr dorë nga jeta e përqendruar vetëm tek biznesi. “Kam vendosur të jetoj për misionin që kam deri në frymën e fundit të ekzistencës sime,” tha ai.

Ky rrëfim reflektues dhe filozofik tregon përkushtimin e tij ndaj zhvillimit personal dhe shpirtëror, duke inspiruar të tjerët të reflektojnë mbi gjërat nga të cilat mund të heqin dorë për të jetuar një jetë me më shumë kuptim.

INTERVISTA E PLOTË MË POSHTË: