KreuCelebrity

Modelja shqiptare po humb shikimin? ‘Shpresoj të jetë e përkohshme’!

Modelja shqiptare po humb shikimin? ‘Shpresoj të jetë e

Modelja shqiptare Vildane Zeneli ka shqetësuar ndjekësit e saj pas një postimi të fundit në “Instagram Story”, ku ka ndarë një moment personal lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.

Në imazhin e publikuar, Zeneli shfaqet e mbështjellë me një batanije, ndërsa mbishkrimi shoqërues ka ngritur menjëherë pikëpyetje. Ajo tregon se prej disa ditësh po vuan nga skuqje e fortë e syve, duke e trajtuar fillimisht situatën me humor: “Sytë e kuq prej ditësh, kam filluar të dukem si vampire!”

Por pas kësaj note ironike, modelja ka ndarë një detaj shqetësues, duke lënë të kuptohet se problemi është më serioz sesa duket në pamje të parë. “Pa shaka, humbja e shikimit shpresoj të jetë e përkohshme”, shkruan ajo, një deklaratë që ka alarmuar fansat dhe miqtë e saj.

Deri tani, Vildane Zeneli nuk ka dhënë më shumë informacion mbi natyrën e problemit shëndetësor apo trajtimin që po ndjek. Megjithatë, reagimet mbështetëse nga ndjekësit nuk kanë munguar, ndërsa të gjithë shpresojnë që situata të jetë kalimtare dhe modelja të rikthehet sa më shpejt në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Modelja shqiptare po humb shikimin? ‘Shpresoj të jetë e