Këngëtarja e njohur Anjeza Branka ka ndarë sot me ndjekësit e saj një lajm të dhimbshëm, duke njoftuar ndarjen nga jeta të nënës së saj, Ana Branka.
Përmes një postimi prekës në Instagram, artistja ka shprehur dhimbjen e thellë që familja Branka po përjeton, duke rrëfyer se humbja e prindërve ishte frika më e madhe e jetës së saj. Në fjalët e saj plot emocione, Anjeza thekson se pas kësaj humbjeje, nuk ka më frikë nga asgjë tjetër në këtë botë.
“Nuk di nga t’ia nis të shkruaj për ty. Lamtumirë Ana ime e bukur. Tani nuk kam frikë më nga asgjë në këtë botë. Frika ime ishte të humbja babin dhe ty, shpirti im i bukur, fryma dhe aroma ime, mami më e mirë në botë. Ju mori Zoti. Lamtumirë”, shkruan këngëtarja.
Mesazhi i saj ka prekur zemrat e ndjekësve, të cilët kanë vërshuar me komente ngushëllimi dhe mbështetje për Anjezën dhe familjen e saj në këto momente të vështira.
