KreuCelebrity

Vetëm tre muaj para vdekjes, Rob Reiner kishte zbuluar filmin për të cilin donte të mbahej mend!

Vetëm tre muaj para vdekjes, Rob Reiner kishte zbuluar filmin për

Vetëm tre muaj para vdekjes së tij tragjike, regjisori dhe aktori i njohur Rob Reiner kishte folur hapur për filmin që e konsideronte si veprën më përfaqësuese të karrierës së tij. Reiner dhe bashkëshortja e tij, Michele Singer Reiner, u gjetën pa shenja jete të dielën në banesën e tyre në Los Angeles, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat e ngjarjes, me dyshime se djali i tyre mund të jetë i përfshirë në vrasjen e dyfishtë.

Sipas mediave ndërkombëtare, përfshirë Unilad, Reiner kishte dhënë një intervistë disa javë më parë për emisionin “Pa Censur” të Piers Morgan, ku u pyet për trashëgiminë e tij artistike. Moderatori e vuri përballë një pyetjeje të drejtpërdrejtë:
“Nëse një ditë njerëzit do të kujtonin punën tënde, cili film do të doje të mbetej më i rëndësishmi?”

Fillimisht, regjisori iu përgjigj me humor, duke thënë se i donte të gjitha filmat e tij njësoj, ashtu si fëmijët, edhe ata “më problematikët”. Por më pas, ai u ndal në një përgjigje më personale dhe të sinqertë, duke veçuar filmin “Qëndro pranë meje” (Stand by Me) si projektin që kishte më shumë domethënie për të.

Reiner e përshkroi këtë film si veprën që përfaqësonte më së miri pasionin e tij dhe mesazhin që kishte dashur të linte te publiku ndër vite.

Intervista u bë virale pas ndarjes nga jeta të regjisorit, duke prekur publikun për sinqeritetin dhe reflektimin e tij mbi artin. Trashëgimia e Rob Reinerit mbetet një kapitull i rëndësishëm dhe i dashur në historinë e kinemasë amerikane.