KreuCelebrity

Përplasje fizike mes konkurrentëve në “Për’puthen”, situatë e tensionuar: Përleshen në studio!

Përplasje fizike mes konkurrentëve në

Një moment i pakëndshëm ka shënuar episodin e fundit të emisionit “Për’puthen”, ku një debat verbal mes dy konkurrentëve përfundoi në përplasje fizike në studio.

Ngjarja përfshiu Ibrahimin dhe Josipin, të cilët fillimisht u përfshinë në një shkëmbim fjalësh të ashpra. Situata u përshkallëzua pas një komenti provokues “të dogji”, i cili ndezi menjëherë tensionet mes tyre.

Reagimi ishte i menjëhershëm, pasi njëri prej konkurrentëve u ngrit nga vendi, duke çuar debatin në tone gjithnjë e më të larta. Përplasja verbale degradoi më pas në kontakt fizik, duke tronditur studion dhe duke detyruar ndërhyrjen e produksionit dhe konkurrentëve të tjerë për të ndalur situatën.

Gjatë kaosit, një nga vajzat konkurrente dëgjohet duke akuzuar njërin prej djemve se ndodhej në gjendje të dehur, duke theksuar se sjellja e tij nuk ishte aspak aktrim për kamerat.

Incidenti ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa ndaj konkurrentëve të përfshirë.

https://www.instagram.com/reel/DSVXv13Ds5w/?utm_source=ig_embed&ig_rid=f57fd1c7-fa70-4423-8482-f7a0a0d0aafb