KreuCelebrity

Nuk ndjek më “bukurinë”, disa muaj pas ndarjes nga Hakan Sabancı, Hande Erçel në lidhje të re me producentin e njohur!


Nuk është aq simpatik sa Hakan Sabancı, por Hande Ercel duket e lumtur në lidhjen e saj ë re me producentin Onur Güvenatam, duke kapërcyer kështu stereotipet e pamjes, për t`u fokusuar më shumë tek gjërat që i bashkojnë.

Hande u nda nga Sabancı gjatë verës pasi zbuloi mesazhet e tij me gra të tjera gjatë pushimeve në Itali. Sipas mediave turke, afrimiteti mes saj dhe producentit 40-vjeçar Onur Güvenatam ka nisur krejt rastësisht, gjatë një takimi në aeroport. Aktorja kishte marrë me qira një apartament në Londër dhe ishte regjistruar në një kurs gjuhe për të përmirësuar anglishten. Teksa priste fluturimin drejt kryeqytetit britanik, ajo u njoh me Güvenatam dhe ekipin e tij, të cilët po udhëtonin për të marrë pjesë në panairin “Content London”, që u mbajt nga 2 deri më 4 dhjetor.

Nuk ndjek më “bukurinë”, disa muaj pas ndarjes nga Hakan

Bisedat nisën në avion dhe vijuan më pas në një darkë mes miqsh. Që nga ai moment, dyshja është parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke shtuar spekulimet për një romancë të re. Megjithatë, burime pranë tyre bëjnë me dije se ende nuk ka asgjë zyrtare.

E pyetur për këtë afrim, aktorja 32-vjeçare, e cila u rikthye në Stamboll për xhirimet e një reklame, u shpreh se ndodhen thjesht në fazën e njohjes:
“Nuk ka ende diçka për të thënë. Nëse vjen momenti për të folur, do ta bëjmë. Është një situatë shumë e re. Të gjithë duhet të ndalojnë dhe të presin para se të gjykojnë. Këto gjëra janë çështje fati.”

Kujtojmë se Hande Erçel dhe Onur Güvenatam ishin takuar edhe më herët në kuadër të një projekti profesional dhe së fundmi janë fotografuar së bashku gjatë një eventi në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë edhe më shumë zë thashethemeve për një lidhje në horizont.

Nuk ndjek më “bukurinë”, disa muaj pas ndarjes nga Hakan