Djali i saj i vetëm, Zefi, u nda nga jeta ne vitin 2018 nga nje atak kardiak. Sot gjigandja e skenës shqiptare kremtoi 93 vjetorin e lindjese nga azili ku jeton aktualisht, u ndal te kujtimet më të bukura të jetës dhe karrierës së saj, por edhe te dhimbjet e heshtura që e kanë shoqëruar ndër vite.
“Në përgjithësi mbaj mend shumë, por më shumë mbaj mend natën e Krishtlindjeve, kur kam shkuar në ambasadë për një koncert. Kam ngelur pa mend. Ishte diçka e jashtëzakonshme”, rrëfeu ajo.
Duke folur për përvojat që e kanë shënjuar, aktorja shprehet se kujtimet më të bukura i lidh me Rusinë: “Me Rusinë kam kujtimet më të bukura, jo me Amerikën. Amerika është një vend huligan”.
Për rolet e saj ikonike, Tinka Kurti thekson se secili ka qenë një përjetim i veçantë: “Unë realisht i kam ndjerë të gjitha rolet. Kam pasur fatin të luaj me aktorë jashtëzakonisht të mirë, si Kadri Roshi, dhe shumë të tjerë. Shpesh kam bërë korrigjime dhe kam thënë që do ta përsëris”.
Sakrificat kanë qenë të mëdha, sidomos largimi nga familja:
“Kam lënë fëmijët në shtëpi, djalin e vogël. Nuk ka qenë e lehtë të jesh aktor. Kisha djalin 3 vjeç dhe jam ndjerë keq për atë fëmijë”, rrëfen ajo me sinqeritet.
Megjithatë, pavarësisht vështirësive, ajo nuk shpreh pendesë: “Jeta ka pasur sprova dhe fatkeqësi, por nuk jam e penduar. Kam qene shumë e lumtur me familjen dhe me burrin”.
Për brezat e rinj të artistëve, mesazhi i saj është i qartë dhe i drejtpërdrejtë:
“Ka artistë të rinj, por nuk kanë dëshirën e madhe për të sakrifikuar. Unë kam lënë familjen dhe fëmijën për të bërë një rol”.
Në fund, kur pyetet se çfarë titulli do t’i vinte jetës së saj nëse do të ishte një film, Tinka Kurti përgjigjet thjesht, por me nje mesazh te forte:
“Dil në skenë dhe heshtje në prapaskenë.”

