KreuCelebrity

“Çfarë po fshihet pas portokallisë?” Timothée Chalamet shfaqet i veshur njësoj me nënën në premierë dhe rrjeti po çmendet!

Timothée Chalamet po e kthen ngjyrën portokalli në nënshkrimin e tij personal dhe këtë herë pas të dashurës së tij Kylie Jenner ai ka zgjedhur personin e tij më të dashur. Në premierën e filmit Marty Supreme në New York, aktori 29-vjeçar bëri bujë të madhe duke u shfaqur i veshur me të njëjtën ngyjrë  me nënën e tij, Nicole Flender, të dy të veshur kokë e këmbë me portokalli neon.

Chalamet mahniti me një kostum dopiopetë neon-portokalli, i dizajnuar nga Haider Ackermann për Tom Ford, të cilin e kombinoi me një shall me thekë, syze , zinxhir dhe orë elegante. Në krah të tij, Flender shkëlqeu me një fustan halter në të njëjtën nuancë të fortë, këpucë dhe një çantë floriri me shkëlqim, ndërsa flokët i kishte mbledhur në një topuz elegant.

“Çfarë po fshihet pas portokallisë?”

Kjo paraqitje vjen vetëm pak ditë pasi Chalamet u shfaq po në portokalli në premierën e Los Angeles-it, këtë herë përkrah të dashurës së tij Kylie Jenner. Dyshja kishte veshje të koordinuara, duke e kthyer tapetin e kuq në një spektakël ngjyrash. Kylie zgjodhi një fustan dramatik portokalli me prerje të guximshme dhe detaje kryqi, ndërsa Timothée u shfaq me një kostum lëkure dhe çizme në të njëjtën nuancë. Fotot e tyre nuk shpëtuan dhe pa u bërë meme në rrjetet sociale.

“Çfarë po fshihet pas portokallisë?”

Por kjo mani portokalli nuk është rastësi. Aktori ka zbuluar më herët se vetë ai zgjodhi ngjyrën si pjesë e strategjisë së marketingut të filmit Marty Supreme. Në një video tashmë virale nga një takim me studion A24, Chalamet e përshkroi ngjyrën si “portokalli hardcore, i ndryshkur, që po shpërbëhet”, duke u frymëzuar nga vala rozë që shoqëroi Barbie në vitin 2023.

Ai madje shkoi edhe më larg, duke propozuar që Statuja e Lirisë, Kulla Eiffel, piramidat e Egjiptit dhe Taj Mahali të “ngjyroseshin” portokalli për të bërë njerëzit të mendonin menjëherë për Marty Supreme. Dhe çuditërisht, disa nga idetë e tij po marrin formë, balona gjigante portokalli me temën e filmit janë parë duke fluturuar në qiell.

Marty Supreme pritet të dalë në kinema më 25 dhjetor, por një gjë është e sigurt: Timothée Chalamet tashmë e ka fituar betejën e vëmendjes. Portokallia nuk ka qenë kurrë kaq… supreme.