Në maj të 2025-sës, Edvin Shvarc ishte drejtuesi i delegacionit të Shqipërisë në Eurovizion, si përfaqesues i RTSH-së por edhe i marrëdhënieve me jashtë. Pasi u vendos drejtimi i ri i Radio Televizionit Shqiptar, ai u ul dy herë nga pozicionet e tij, në nivele poshtë karrierës që kishte pasur deri në ato momente, arsye kjo që pas disa muajsh coi në dorëheqjen e tij të nxitur nga këto rrethana të reja.
Nderkohe ne 2022, djali i përkthyesit të madh me origjinë hebreje, Robert Shvarc qe larguar edhe nga posti që mbante në Presidencë me ardhjen e Bajram Begajt. Ky lajm shkaktoi asokohe një vale te vertete indinjate në rrjetet sociale të atyre që e njihnin jo vetem përveç mbiemrit që mban, por edhe si nje zyrtar tejet të pergatitur dhe korrekt, që kishte punuar për 5 Presidentë të ndryshëm. Pretendimi për arsyen e shkarkimit nga detyra ishte po aq shokues sa lajmi vetë: Në atë rast, u tha se ai nuk kishte kryer në ministrinë e arsimit konvertimin e diplomës së shkollës së lartë të kryer jashtë vendit. Ky u gjet si shkak që pas gati 2 dekadash Zharc të largohet nga Presidenca.
Por shpresa për një vlerësim meritokratik erdhi pas aplikimit në Spak. Dhe SPAK-u nuk zhgënjeu.
Struktura e Posaçme Antikorrupsion njoftoi tani se e ka emëruar Edvin Shvarc përgjegjës i Sektorit të Raportimeve pranë Bashkimit Europian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Europian, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
“Në mbështetje të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut III të Vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil, kërkesave të veçanta të shpallura për konkurrim dhe përfundimit të procesit të ankimit, njofton se, për pozicionin:
1 (një) Përgjegjës i Sektorit të Raportimeve pranë Bashkimit Evropian, në Sektorin e Raportimeve pranë Bashkimit Evropian, Kategoria e ulët drejtuese, Klasa III-1, kandidati fitues është: 1. Edvin Shvarc”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme.

