Viti 2025 ka qenë një vit i vështirë për botën, me humbjen e shumë figurave të njohura ndërkombëtare nga arti, muzika, politika, sporti dhe moda. Këta emra lanë gjurmë të thella në historinë globale dhe do të mbeten në kujtesën e publikut.
Robert Reiner, regjisori, aktori dhe producenti amerikan, u gjet i pajetë së bashku me bashkëshorten e tij, Michele, më 14 dhjetor në Los Angeles. Ai ishte 78 vjeç dhe njihej për ndikimin e tij të madh në kinemanë amerikane.

Aktorja legjendare Diane Ladd, e nominuar tri herë për çmimin Oscar dhe e njohur për rolet e saj në filma si “Alice Doesn’t Live Here Anymore” dhe “Wild at Heart”, ndërroi jetë më 3 nëntor në moshën 89-vjeçare. Vajza e saj, Laura Dern, konfirmoi lajmin e trishtë.

Më 11 tetor u nda nga jeta edhe Diane Keaton, ikonë e kinemasë amerikane dhe fituese e çmimit Oscar, në moshën 79 vjeç.

Aktivisti politik amerikan Charlie Kirk, bashkëthemelues i Turning Point USA, u vra më 10 shtator gjatë një sulmi me armë në Universitetin Utah Valley. Ai ishte vetëm 31 vjeç.

Bota e modës humbi stilistin italian Giorgio Armani, që ndërroi jetë më 4 shtator në moshën 91-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në stilin e modës ndërkombëtare.

Muzika italiane humbi një nga zërat më të dashur me ndarjen nga jeta të Ornella Vanoni, këngëtare legjendare me mbi gjashtë dekada karrierë. Po ashtu, Pippo Baudo, prezantues dhe ikonë e televizioneve italiane, u nda nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të madhe në botën e medias.


Në botën e sportit dhe argëtimit, legjenda e wrestlingut Hulk Hogan (Terry Bollea) ndërroi jetë më 24 korrik në moshën 71 vjeç, ndërsa Ozzy Osbourne, frontmeni i Black Sabbath, u nda nga jeta më 22 korrik në moshën 76 vjeçare.


Futbolli portugez u trondit nga vdekja tragjike e Diogo Jota, 28 vjeç, dhe vëllait të tij, André Silva, 25 vjeç, në një aksident automobilistik në Spanjë më 3 korrik.

Një nga humbjet më të mëdha globale ishte ajo e Papa Françeskut, Papa i parë latinoamerikan, më 21 prill në moshën 88 vjeçare, i njohur për angazhimin e tij për një Kishë më gjithëpërfshirëse dhe të afërt me të varfrit.

Val Kilmer 65 vjeç ishte një aktor amerikan i njohur për rolet e tij në filma si Top Gun, Batman Forever dhe The Doors. Kilmer ishte i njohur për përkushtimin ndaj karrierës së tij dhe aftësinë për të portretizuar personazhe shumë të ndryshëm. Ai ndërroi jetë më 1 prill, si pasojë e pneumonisë.

Gene Hackman 95 vjeç, aktor legjendar amerikan dhe fitues i dy çmimeve Oscar, u nda nga jeta më 26 shkurt. Hackman njihej për role të paharrueshme në filma si The French Connection, Unforgiven dhe The Royal Tenenbaums. Ai ishte i njohur për profesionalizmin dhe intensitetin e tij në ekran.

Michelle Trachtenberg 39 vjeç u nda nga jeta më 26 shkurt. Ajo u bë e njohur si fëmijë me rolin kryesor në filmin Harriet the Spy dhe më vonë me pjesëmarrjen në seriale si Gossip Girl dhe Buffy the Vampire Slayer. Trachtenberg njihej për talentin dhe karizmën

Valerie Mahaffey 71 vjeç ishte një aktore amerikane e njohur për rolet e saj në televizion, film dhe teatër. Ajo interpretoi nga Shakespeare tek serialet e njohura të viteve ‘90, përfshirë Northern Exposure. Mahaffey u nda nga jeta më 30 maj pas një beteje me kancerin. e saj të veçantë.

Connie Francis 87 vjeç ishte një këngëtare dhe aktore amerikane, një nga ikonat e muzikës pop të viteve ’60. Hitet e saj si “Lipstick on Your Collar” dhe “Who’s Sorry Now?” u bënë himne për gjeneratat e reja të asaj kohe. Ajo ndërroi jetë më 17 korrik, duke lënë pas një trashëgimi muzikore të paharrueshme.

Rosita Missoni 93 vjeç ishte stiliste dhe bashkëthemeluese e shtëpisë së njohur italiane të modës Missoni. Ajo u bë e famshme për përdorimin e ngjyrave dhe modeleve të ndritshme, duke revolucionarizuar modën ndërkombëtare. Rosita Missoni ndërroi jetë më 1 janar, duke lënë pas një emër të pavdekshëm në industrinë e modës.

Viti 2025 do të mbahet mend si një vit i dhimbshëm për kulturën, artin dhe figurat botërore, por trashëgimia e këtyre emrave do të jetojë përmes veprës së tyre dhe ndikimit që lanë në botë.
