KreuCelebrity

Nënë e bijë në një shtëpi, Rita dhe Roza Lati vijnë me jetën e tyre të vërtetë!

Në vitet e fundit, ku podcastet janë trendi i momentit, Rita dhe Roza Lati kanë vendosur të vijnë ndryshe, me jetën e tyre të vërtetë. Përditshmëria si nënë e bijë, e filmuar nga kamera, por pa skenar, pa role, pa aktrim, do të publikohet në një seri videosh në Youtube, diçka ndryshe nga çfarë kemi parë deri tani.

Me synim të sjellin emocione, këshilla dhe përjetime reale familjare, duke trasmetuar momente nga jeta e përditshme: gatime së bashku, biseda të hapura për jetën e shumë të tjera.

Ajo që i bën të veçanta është lidhja e sinqertë emocionale si nënë e bijë, e cila transmetohet natyrshëm tek publiku dhe shërben si burim frymëzimi dhe edukimi, si raport i bukur i dashurisë, respektit dhe miqësisë.

Rita sjell qetësinë, përvojën dhe këndvështrimin e një nëne, ndërsa Roza energjinë, spontanitetin dhe zërin e brezit të ri. Ato nuk janë thjesht video argëtuese, por një pasqyrim i sinqertë i marrëdhënies familjare, i mbushur me humor, emocione dhe mesazhe të rëndësishme mbi familjen, komunikimin dhe mbështetjen emocionale.

Ato tregojnë se marrëdhënia nënë–bijë mund të jetë e fortë, e hapur dhe e mbështetur në mirëkuptim, edhe në një realitet modern dhe dinamik.

Një shembull pozitiv i përmbajtjes digjitale shqiptare, ku dashuria familjare, sinqeriteti dhe energjia e mirë bashkohen për të krijuar histori që frymëzojnë dhe afrojnë njerëzit.

Vlogu i parë i tyre është publikuar tashmë në Youtube dhe ka pasur shumë komente dhe një reagim shumë pozitiv nga publiku.

Nga Libera Resulaj