KreuCelebrity

Personazhet e njohur shqiptarë të cilat u bënë nëna në 2025

Nga këngëtaret e njohura te influencueset dhe moderatoret, viti 2025 solli lumturi dhe një kapitull të ri për to. Personazhet e njohura të showbizit shqiptar kanë ndarë me publikun momentet më te veçanta të jetës: ardhjen në jetë të femijeve të tyre.

Moderatorja e dashur për publikun, Fatma Haxhialiu, mirëpriti në shkurt të 2025 fëmijën e saj të dytë, Noar. Fatma ka ndarë foto të ëmbla në rrjetet sociale, duke treguar emocionet e para si nënë për herë të dytë, duke e bërë këtë fillim viti të veçantë për të dhe familjen e saj.

Personazhet e njohur shqiptarë të cilat u bënë nëna

Këngëtarja e njohur, Samanta Karavella, u bë nënë për herë të parë më 18 mars 2025, duke sjellë në jetë vajzën e saj Gia Rose. Samanta ndau momente të veçanta me ndjekësit, duke prezantuar për herë të parë portretin e vogëlushes. Fansat reaguan me ngrohtësi, duke uruar lumturi dhe shëndet për vogëlushen dhe prindërit e rinj.

Personazhet e njohur shqiptarë të cilat u bënë nëna

Modelja e njohur, Kristina Baki, u bë nënë për herë të dytë më 15 prill 2025, duke mirëpritur vajzën e saj Meisi. Kristina ndau emocione të thella në rrjetet sociale, duke treguar lidhjen unike që ka me vogëlushen.

Personazhet e njohur shqiptarë të cilat u bënë nëna

Moderatorja e dashur, Einxhel Shkira, mirëpriti djalin e saj të dytë, Kresin, më 10 prill 2025. Einxhel ndau detaje nga pritja dhe momenti i parë kur mbajti fëmijën në krahë, duke shpërndarë emocionet e një nëne për herë të dytë.

Personazhet e njohur shqiptarë të cilat u bënë nëna

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri, e cila më 14 prill 2025 festoi 36-vjetorin e lindjes, dha lajmin e lumtur se do të bëhej nënë. Në korrik të këtij viti, Dafina solli në jetë djalin e saj të parë, Daskan Gjergji, duke ndarë me fansat emocionin e parë si nënë dhe gëzimin e familjes.

Personazhet e njohur shqiptarë të cilat u bënë nëna

Aktorja e dashur, Eliona Pitarka, u bë nënë për herë të tretë këtë vit, duke mirëpritur vajzën e saj në qershor dhe duke mbushur familjen me gëzim dhe dashuri.

Personazhet e njohur shqiptarë të cilat u bënë nëna

Balerina e njohur dhe figura publike, Isida Mollaymeri, mirëpriti vogëlushen e saj, Ajlin, në muajin maj, duke ndarë emocionet e para me ndjekësit.

Personazhet e njohur shqiptarë të cilat u bënë nëna

Influencerja e njohur Gabriela Arapi u bë nënë për herë të parë në mars 2025, duke ndarë me ndjekësit e saj momentet më të veçanta të lindjes së fëmijës së saj.

Moderatorja dhe influencerja e njohur Jona Spahiu solli në jetë fëmijën e saj në verën e këtij viti, duke ndarë gëzimin e momentit me fansat dhe duke treguar emocionet e para si nënë.

Personazhet e njohur shqiptarë të cilat u bënë nëna

Ndërsa moderatorja dhe influencerja Vesa Vllasaliu mirëpriti vogëlushen Miresa, këto ditë lajm që u zbulua nga bashkeshorti i saj, futbollisti i kombëtares Mirlind Daku.

Personazhet e njohur shqiptarë të cilat u bënë nëna

Tags:

personazh