KreuCelebrity

Bianca Censori shokoi botën! Ekspozita e pazakontë me mobiljet njerëz

Bianca Censori, gruaja e Kanye West, rrëzoi çdo pritshmëri me pjesën e parë të projektit të saj “Bio Pop (The Origini)”, një ekspozitë e guximshme dhe e pazakontë që u transmetua drejtpërdrejt nga Seuli, Koreja e Jugut. Publiku mbeti i habitur nga koncepti ekstrem, ku mobiljet morën formën e trupave njerëzorë dhe maskat shfaqnin fytyrën e saj.

Bianca Censori shokoi botën! Ekspozita e pazakontë me mobiljet

Në kulmin e performancës, Bianca doli në skenë e veshur me një bodysuit të kuq latex, të ngushtë dhe provokues, që nxirrte në pah figurën e saj elegante, duke i kujtuar fansave të modës dhe muzikës Britney Spears-in në ikonikun “Oops!... I Did It Again”.

Bianca Censori shokoi botën! Ekspozita e pazakontë me mobiljet

Një nga pikat më të habitshme të ekspozitës ishte karrigia “njerëzore” e dizajnuar nga vetë Bianca. Shpinë e kukullës shërbente si ulëse, parakrahët si mbajtëse për krahët, dhe koka si mbështetje; mbi të varej një “llambë njerëzore”, ndërsa tavolina përpara ishte gjithashtu formuar nga një kukull që i ngjan Biancës. 

Ekspozita e Biancës Censori nuk është thjesht një paraqitje arti është një provokim vizual, një sfidë ndaj normave dhe një thirrje për të rimenduar kufijtë e krijimtarisë.

Bianca Censori shokoi botën! Ekspozita e pazakontë me mobiljet