KreuCelebrity

"Shtatzanë prej vitesh", Neda Balluku shpërthen kundër festivalit të RTSH!

Ka nisur tashmë festivali i këngës në RTSH me artistë të njohur dhe të rinj. Ky festival ka shërbyer si një platformë për promovimin e artistëve shqiptarë dhe që nga viti 2004 ai përcakton përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovision Song Contest. 

Mbrëmjen e djeshme kanë marrë vëmendje komentet në rrjete sociale të Neda Ballukut, e cila shprehet shumë e pakënaqur nga festivali këtë vit. Neda shprehet se këngëtarët e rinj, nuk mund të konkurrojnë në një edicion me këngëtarët e njohur, sepse nuk do të vlerësohen sa duhet. Festivali për të prej vitesh ka humbur funksionin  krijues, duke i quajtur “shtatzënë prej vitesh”, por pa asnjë produkt të ri apo risi reale.

"Unë uroj me gjithë zemër që çdo vajzë a djalë që bën art dhe në vena ka gjak shqiptari, të shkëlqejë e këtë sukses kudo qoftë nëpër botë!
Por Galën një herë në 3 vjet e ftuar, me gjithë dashamirësinë time, është e tepërt.
Nuk është as nga Shkodra"

"Festivali është shtatzanë prej vitesh dhe nuk lind. Ka kaluar çdo afat dhe nuk ka një krijesë të re.
E para dhe kryesorja, nuk munden me artistët të rinj të konkurojnë tek e njejta kategori me artistët Big.
As vleresohen të rinjtë siç duhen dhe sidomos nuk i jep vlerën që meritojnë artistëve të konfirmuar.
Dhe jo, nuk është argument "konkurron kënga", këngët janë çdo vit e më dramë."

 

"Shtatzanë prej vitesh", Neda Balluku shpërthen kundër"Shtatzanë prej vitesh", Neda Balluku shpërthen kundër