KreuCelebrity

E rëndë:Gazetarja e njohur masakrohet nga bashkëshorti në sy të djalit të tyre 3-vjeçar!

E rëndë:Gazetarja e njohur masakrohet nga bashkëshorti në sy

Bota e sportit amerikan është tronditur nga lajmi i vrasjes së gazetares së NFL-së, Christina Sanders, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj në Hoover, Alabama. Sipas raportimeve të Fox News, pranë trupit të saj u gjet edhe bashkëshorti 41-vjeçar, Johnny Rhimes, i cili kishte humbur jetën po ashtu.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se rasti po trajtohet si vrasje-vetëvrasje. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se Rhimes e ka qëlluar për vdekje bashkëshorten e tij dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën e kaluar.

E rëndë:Gazetarja e njohur masakrohet nga bashkëshorti në sy

Detaji më tronditës i kësaj tragjedie është fakti se incidenti ndodhi në prani të djalit të tyre 3-vjeçar. Ishte vetë fëmija i vogël ai që hapi derën për gjyshin, babain e Christinës, i cili kishte shkuar në shtëpinë e çiftit i shqetësuar, pasi ata nuk ishin paraqitur në një takim të paracaktuar për të shkuar në kishë. Më pas, fëmija e çoi atë në pjesën e shtëpisë ku ndodheshin trupat e prindërve.

Një fqinj, i cili ishte dëshmitar i mbërritjes së gjyshit, e përshkroi skenën si tejet prekëse: “Fëmija hapi derën dhe e lejoi të hynte brenda. Pastaj hynë së bashku në shtëpi dhe gjetën trupat. Ishte zemërthyes”.

Sipas fqinjëve, çifti ishte shpërngulur në Hoover rreth shtatë vite më parë dhe në dukje kishin një marrëdhënie të mirë. Megjithatë, pas lindjes së fëmijës së tyre, disa persona pranë tyre kishin vënë re se “diçka nuk shkonte”. Thuhet se kishte pasur raportime për dhunë në familje, por asnjëherë nuk ishin depozituar ankesa zyrtare pranë autoriteteve.

“Isha shumë i shokuar, por për ndonjë arsye nuk u habita plotësisht,” është shprehur fqinji.

Christina Sanders nisi punën në transmetimet sportive në vitin 2015 dhe për shtatë vite ishte pjesë e industrisë së mediave sportive. Më vonë ajo iu përkushtua arsimit, por pa u shkëputur nga sporti, duke mbuluar ngjarje madhore të NFL-së si reportere për rrjetin FOX.