KreuCelebrity

“Mos ha shumë...”, Luiz Ejlli i kthehet keq Anaid Kalotit për Kiara Titon!

 

Atmosfera e parë e emisionit "BBV Fan Club" ishte ndryshe, teksa i ftuari i parë në skenë ishte fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli, i cili nuk i shpëtoi surprizës dhe prezantoi bashkëshorten e tij, moderatoren Kiara Titon. 

Luizi gjatë monologut të tij, la të nënkuptohet se dikush ka tentuar të pengojë karrierën e Kiarës, interpretuar si një thumb ndaj produksionit.

“Janë munduar të më lënë në hije, por hija nuk e mbulon kurrë dritën. Ajo është dritë dielli”

Për këtë Anaid Kaloti, ish-fitues i Big Brother 6, ka reaguar në rrjete sociale duke kritikuar deklaratën e Luizit dhe shprehet se Kiarës gjithmonë i është dhënë vëmendja nga televizioni Top Channel, duke i numëruar emisionet që ajo ka moderuar pas daljes nga BBV, ndryshe nga personazhe të tjerë që nuk e kanë pasur këtë mundësi. 

 

Kjo nuk u la të shkonte pa komentuar përsëri nga Luizi, i cili i është kthyer në në mënyrë vulgare.

Dikush t’i thotë dikujt mos ha ***, se përballë do thuash më fal prap

“Mos ha shumë...”, Luiz Ejlli i kthehet keq Anaid Kalotit