Pas debateve dhe tensioneve të fundit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, aktorja dhe fituesja e edicionit të kaluar, Egla Ceno, ka zgjedhur të reagojë përmes një postimi në Instagram, duke shprehur mbështetjen e saj për banorin e ri, Ilir Vrenozin.
Në postimin e saj, Egla thekson se qëndrimi i saj nuk ka të bëjë me tifozëri personale, por me respektin reciprok që ata kanë ndërtuar jashtë syrit të kamerave. “Jo sepse ka bërë tifo për mua, por për respektin reciprok sa herë u ulëm për kafe në Korçë. Njeri prej vërteti, pa doreza, me shpirt të madh dhe një grua të mrekullueshme,” shkruan ajo, duke vënë theksin te ana njerëzore dhe humori që Vrenozi sjell brenda shtëpisë.
Egla shton se shpreson që emocionet e performancës të lihen mënjanë dhe publiku të ketë mundësinë ta shohë Vrenozin ashtu siç është në të vërtetë. Postimi mbyllet me mesazhin motivues: “Forca Vrenoz”.
Reagimi i saj ka nxitur diskutime të shumta në rrjet, ku ndjekësit e kanë interpretuar si një thirrje për më shumë autenticitet dhe më pak lojë brenda formatit të reality show-t.
