Drama brenda familjes Beckham ka marrë një kthesë të re. Cruz Beckham ka zbuluar përmes Instagram Stories se Brooklyn Beckham e ka bllokuar atë dhe prindërit e tyre, Victoria dhe David Beckham, në rrjetet sociale.
Reagimi i Cruz-it erdhi pas thashethemeve se Victoria dhe David kishin hequr ndjekjen ndaj djalit të tyre. Ai i mohoi zërat duke shkruar:
“Jo, s`eshte e vërtetë. Mamaja dhe babai im nuk do ta hiqnin kurrë nga ndjekja djalin e tyre. Le t’i themi gjërat siç janë: ata u zgjuan të bllokuar… ashtu si edhe unë.”
Sipas burimeve për The Sun, përplasja mes Brooklyn-it dhe familjes së tij ka kohë që po zgjat. “David dhe Victoria janë thellësisht të lënduar nga ajo që ka ndodhur. Gjithçka i erdhi papritur, dhe sidomos në prag të Krishtlindjeve, kur familjet duhet të bashkohen, kjo është shkatërruese për ta,” tha burimi.
Ai shtoi se prindërit e Brooklyn-it duan vetëm që situata të rregullohet, por me kalimin e javëve gjërat po përkeqësohen. Ndërkohë, Cruz dhe Romeo janë të zemëruar që Brooklyn e ka bërë çështjen publike. Nga ana tjetër, Brooklyn thuhet se dëshiron që problemet të zgjidhen në mënyrë private dhe jo në rrjetet sociale – edhe pse veprimet e tij kanë prodhuar efektin e kundërt.
Kujtojmë se Brooklyn mungoi në festën e 50-vjetorit të David Beckham më herët këtë vit, ndërsa familja Beckham nuk mori pjesë në rinovimin e betimeve martesore të Brooklyn-it. Sipas The Sun, e gjithë familja nuk është fotografuar së bashku që nga Boxing Day e vitit të kaluar.

