KreuCelebrity

4 “Gaforre”: Shenjat e horoskopit të të gjithë banorëve të Big Brother VIP Albania 5!

4 “Gaforre”: Shenjat e horoskopit të të gjithë

Ka startuar zyrtarisht edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, një nga formatet televizive më të ndjekura, që edhe këtë sezon premton emocione të forta, debate të nxehta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie që pritet të mbajnë publikun “ngjitur” pas ekranit.

Në shtëpinë e “BBV” gjithçka është e mundur dhe surprizat duket se kanë nisur që në hapat e parë.

Në primen e parë, të shtunën që lamë pas, 12 banorë u bënë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, duke sjellë energji të ndryshme dhe personalitete kontrastuese.

Duke qenë se shqiptarët kanë gjithmonë një kuriozitet të veçantë për astrologjinë, kemi renditur banorët e BBV-së sipas shenjave të horoskopit. Dhe, mesa duket, Gaforrja është shenja që dominon këtë edicion brenda shtëpisë.

Shenjat e horoskopit të banorëve:

Brikena Selmani – Dashi
Xhodi Skura – Peshqit
Lorna – Dashi
Lore – Gaforrja
Selin Bollati – Binjakët
Sabina Mete – Virgjëresha
Stine – Ujori
Amir Tola – Peshorja
Amir Shahini – Peshorja
Ilir Vrenozi – Demi
Angelo Haruni – Gaforrja
Kristi Lamaj – Gaforrja
Seno Fishta – Gaforrja