Dita në Big Brother VIP 5 ka nisur me tension dhe debate midis banorëve, ku këtë herë në qendër të përplasjeve ishin Sabina Meta dhe Kristi Lamaj. Përplasja erdhi për shkak të punëve të shtëpisë dhe mungesës së liderit të javës, që do të organizonte detyrat e përditshme.
Sabina u shpreh e zemëruar për kushtet në shtëpi dhe theksoi se situata ka kaluar çdo limit: “Këtu jemi në komunitet dhe këtu është zhul, edhe po rrini mbi plehra, më falni për shprehjen,” tha ajo duke iu drejtuar Kristit. Ajo sugjeroi se mund të mblidhen të gjithë banorët për të marrë vendime, por jo për “budalliqe”.
Kristi nga ana tjetër kundërshtoi, duke thënë se kur jeton në komunitet, duhet që të gjithë të bien dakord për gjithçka dhe se disa persona nuk marrin parasysh mendimin e të tjerëve kur nuk janë prezent.
Debati u zhvillua me tone të forta dhe shaka të hidhura, ndërsa Sabina theksoi se kishte bërë vetë të gjitha punët që në mëngjes, ndërkohë që disa banorë po flinin mbi plehra. Kristi u përgjigj se ai do të vazhdojë të bëjë punët e tij, duke theksuar se bashkëjetesa kërkon angazhim nga të gjithë.
Ky incident ka shtuar tensionin në shtëpinë e Big Brother VIP 5, duke treguar se bashkëjetesa mes 13 banorëve nuk është gjithmonë e lehtë, sidomos kur nuk ka një lider që të rregullojë detyrat dhe përgjegjësitë e përditshme.
Kristi: Po, nuk e bëra.
Sabina: Këtu jemi në komunitet dhe këtu është zhul, edhe po rrini mbi m*t, më falni për shprehjen.
Kristi: Kur je në komunitet, mblidhet i gjithë komuniteti, bien dakord për të gjitha.
Sabina: Të kishim rënë dakord për këtë, s’do bëje budalliqe aty.
Kristi: Po e bëni ju të tjerët pra, meqë jeni më të zgjuar.
Sabina: Po e bëjmë tani. Nesër s’do bëj, nëse s’do fle mbi plehra këtu, edhe ja.
Kristi: Pse nuk bëheni ju ndonjëherë më të zotë edhe t’i mësonim njëri-tjetrin? Na mblidhni të gjithëve.
Sabina: Jo more, na mblidh ti për budalliqe.
Kristi: Mblidhemi të gjithë, se disa persona specifikë nuk marrin mendim as për mua, kur unë nuk jam aty.
Sabina: Po bëj çfarë të duash, nuk je vetëm ti këtu, jemi 13 banorë këtu.
Kristi: Po këtë po të them pra.
Sabina: Vendosin 13 veta të tjerë, po të duash vazhdo.
Kristi: Vendosin 13 veta të tjerë kur unë nuk jam aty. Nuk vlen për mua kjo, mbase vlen për ty.
Sabina: Mos e bëj. Unë jam zgjuar që në shtatë dhe i bëra të gjitha punët, kur ju po flinit aty mbi plehra.
Kristi: Vazhdo t’i bësh, edhe unë gjërat e mia do vazhdoj t’i bëj.
