Pas dy vitesh romancë, Olivia Rodrigo dhe i dashuri i saj, Louis Partridge, kanë vendosur të ndahen. Burime pranë çiftit, të cituara nga The Sun, tregojnë se ata “ishin një çift kaq i bukur sa njerëzit që i njihnin u tronditën kur e mësuan lajmin. Nuk kanë qenë javë të lehta për ta, dhe kanë vendosur që tani është më mirë të jenë larg njëri-tjetrit”.
Raportohet se këngëtarja madje është shfaqur e emocionuar dhe ka shpërthyer në lot gjatë festës së Krishtlindjeve të organizuar nga Lily Allen. Një burim tha: “Olivia ishte në festë dhe ishte shumë emocionale kur foli për këtë situatë. Miqtë e saj ishin aty për ta mbështetur, por po kalon një periudhë shumë të vështirë dhe është shumë e trishtuar”.
Çifti ka qenë së bashku që nga viti 2023 dhe është shfaqur në shumë evente publike, duke përfshirë shëtitjet në rrugët e New York City, ndeshjen Manchester United vs Chelsea në Premier League, dhe në Festivalin e Filmit në Venecia, ku ylli i Drivers’ Licence udhëtoi për të takuar Partridge, i cili luan në serialin Disclaimer.
Në një intervistë të dhënë për Esquire në shtator 2025, aktori i Enola Holmes kishte folur për marrëdhënien e tyre, duke e përshkruar jetën private si “të shenjtë” dhe duke theksuar se ishte i sigurt se ata të dy kishin hyrë në këtë lidhje për arsyet e duhura.
Lajmi i ndarjes së çiftit ka tronditur fansat e tyre, të cilët i kishin parë gjithmonë si një nga çiftet më simpatike të shfaqjeve dhe ekranit.
