KreuCelebrity

Skandal në familjen Beckham: Cruz shpjegon pse David dhe Victoria nuk e “ndjekin” më djalin e tyre, Brookyln

Tensionet brenda familjes Beckham vazhdojnë të thellohen, ndërsa Cruz Beckham ka reaguar publikisht për të hedhur poshtë raportimet se prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, kanë ndërprerë ndjekjen e djalit të tyre, Brooklyn Peltz Beckham, në Instagram.

Përmes një postimi në Instagram Story, Cruz publikoi një foto të një artikulli të Daily Mail, duke e shoqëruar me një mesazh të prerë, ku sqaron se situata është keqinterpretuar nga mediat.

Skandal në familjen Beckham: Cruz shpjegon pse David dhe Victoria nuk e

“Nuk është e vërtetë. Mamaja dhe babai im kurrë nuk do të hiqnin dorë nga ndjekja e djalit të tyre… Le t’i sqarojmë faktet siç janë. Ata u zgjuan të bllokuar… ashtu si edhe unë.”

Ky reagim ka ndezur edhe më shumë spekulimet për një krizë të thellë familjare. Aktualisht, David dhe Victoria Beckham nuk e ndjekin Brooklyn në Instagram, dhe as ai nuk i ndjek ata. Po ashtu, bashkëshortja e Brooklyn, Nicola Peltz Beckham, nuk ka ndërveprim virtual me familjen Beckham.

Mungesa e Brooklyn nga ngjarje të rëndësishme familjare, përfshirë festimin e 50-vjetorit të David Beckham në Londër, ka shtuar dyshimet për një përçarje serioze. Burime pranë familjes kanë pohuar se tensionet datojnë që nga viti 2022, pas martesës së Brooklyn dhe Nicola, ku u përfol për mosmarrëveshje mes Nicola-s dhe Victoria-s.

Edhe pse Cruz mohon idenë se prindërit e tij kanë ndërprerë marrëdhëniet me Brooklyn, bllokimet në rrjetet sociale, distanca publike dhe heshtja e palëve të përfshira vazhdojnë të ushqejnë dramën rreth një prej familjeve më të famshme në botë.