KreuCelebrity

Nga Rihanna te Megan Fox: Yjet botëror që u bënë prindër në 2025!

Viti 2025 ka qenë një vit i mbushur me lajme të bukura për fansat e showbiz-it, pasi shumë yje të njohur kanë përjetuar magjinë e prindërimit. Disa kanë sjellë në jetë fëmijën e parë, të tjerët kanë zgjeruar familjen.

Mes të parëve që u bënë prindër ishin Henry Cavill dhe partnerja e tij Natalie Viscuso. Lajmi u konfirmua indirekt nga fotografitë që u publikuan nga Daily Mail, ku ata shfaqeshin duke shtyrë një karrocë në Australi, duke mos lënë vend për dyshime.

Nga Rihanna te Megan Fox: Yjet botëror që u bënë

Po në fillim të vitit, Milo Ventimiglia, aktori i njohur nga This Is Us, dhe bashkëshortja e tij Jarah Mariano mirëpritën vajzën e tyre të parë, Ke’ala Coral Ventimiglia, më 23 janar  vetëm pak javë pas humbjes së shtëpisë së tyre në zjarret e Los Angeles-it.

Në mars, Ed Westwick dhe Amy Jackson u bënë prindër për herë të parë me lindjen e djalit të tyre, Oscar Alexander Westwick, të cilin e prezantuan për publikun përmes një postimi në Instagram më 24 mars.


Pak ditë më vonë, më 27 mars, Megan Fox solli në jetë fëmijën e saj të katërt dhe të parë me Machine Gun Kelly.



Ndërsa Jennifer Lawrence dhe Cooke Maroney u bënë prindër për herë të dytë më 1 prill, duke i shtuar gëzim familjes së tyre, tashmë me djalin e madh Cy.

Nga Rihanna te Megan Fox: Yjet botëror që u bënë

Përveç këtyre lindjeve të para, disa yje të tjerë zgjeruan familjen gjatë vitit. Rupert Grint njoftoi ardhjen në jetë të vajzës së tij të dytë, Goldie G. Grint, pas Wednesday G. Grint.



Amber Heard festoi lindjen e binjakëve, Agnes dhe Ocean, të cilët iu bashkuan motrës më të madhe Oonagh Paige.



Ndërsa gjatë verës Millie Bobby Brown dhe Jake Bongiovi adoptuan një vajzë, duke filluar këtë kapitull të ri në jetën e tyre në mënyrë private.

Shtatori solli edhe momente të veçanta: Domino Kirke, bashkëshortja e Penn Badgley, solli në jetë binjakë më 3 shtator, 

Nga Rihanna te Megan Fox: Yjet botëror që u bënë

Një nga lindjet më të pritura ishte ajo e Rihanna-s dhe A$AP Rocky, të cilët më 24 shtator u bënë prindër të Rocki Irish Mayers, fëmijës së tyre të tretë.

Nga Rihanna te Megan Fox: Yjet botëror që u bënë

Pak javë më vonë, më 8 tetor, Giulia De Lellis dhe Tony Effe u bënë prindër të vajzës Priscilla, ndërsa Cecilia Rodriguez dhe Ignazio Moser festuan lindjen e vajzës së tyre Clara Isabel më 15 tetor, pas një rrugëtimi të gjatë drejt prindërimit.

Nga Rihanna te Megan Fox: Yjet botëror që u bënë

Nga Rihanna te Megan Fox: Yjet botëror që u bënë

Në fund të vitit, disa lindje të tjera të bukura përfshijnë: Kieran Culkin dhe Jazz Charton, të cilët mirëpritën fëmijën e tyre të tretë;

Nga Rihanna te Megan Fox: Yjet botëror që u bënë

Cardi B dhe Stefon Diggs, të cilët u bënë prindër të një djali të ri më 4 nëntor;

Nga Rihanna te Megan Fox: Yjet botëror që u bënë

Vanessa Hudgens dhe Cole Tucker, që mirëpritën fëmijën e tyre të dytë më 29 nëntor;

Nga Rihanna te Megan Fox: Yjet botëror që u bënë



Chris Evans dhe Alba Baptista, që u bënë prindër të vajzës së tyre të parë,

Nga Rihanna te Megan Fox: Yjet botëror që u bënë

Vanessa Kirby me Paul Rabil, të cilët u bënë prindër për herë të parë më 19 tetor.

Nga Rihanna te Megan Fox: Yjet botëror që u bënë



ndërsa Alessandra Amoroso mirëpriti vajzën e saj të parë, Penelope Maria, më 6 shtator.

Ky vit ka qenë padyshim një vit i mbushur me gëzim dhe momente familjare për yjet, duke dhuruar lajme të ngrohta dhe të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e tyre.