Një tjetër postim enigmatik ka rikthyer në qendër të vëmendjes dyshimet për lidhjen e shumëpërfolur mes Capital T dhe Adrola Dushit. Reperi ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku në anët e fytyrës së tij shihen duart e një vajze, por janë pikërisht unazat ato që duket se “zbulojnë” më shumë sesa duhet.
Menjëherë pas publikimit, komentet e ndjekësve kanë shpërthyer, duke aluduar se vajza në foto është Adrola Dushi. Dhe, sipas disa detajeve, këto dyshime mund të mos jenë të pabaza.
Në disa video të postuara më herët nga modelja në rrjetet sociale, duken të njëjtat unaza — jo vetëm në model, por edhe në mënyrën se si janë vendosur në gishta. Për ata që vëzhgojnë me më shumë vëmendje, përputhja shkon edhe më tej: edhe ngjyra dhe modeli i thonjve janë identikë.
Megjithatë, Capital T ka zgjedhur të mos japë asnjë sqarim të drejtpërdrejtë, duke shkruar thjesht: “E mbaj jetën private me dëshirë.” Një fjali e shkurtër që, në vend të qetësojë kureshtjen, duket se ka shtuar edhe më shumë misterin rreth kësaj historie.


