
Vincent “Vince” Zampella, bashkëkrijuesi i serisë ikonike të videolojërave Call of Duty dhe një nga figurat më të njohura në industrinë globale të lojërave, ka humbur jetën në një aksident automobilistik tragjik më 21 dhjetor 2025 në Kaliforninë e Jugut në moshë 55 vjeçare.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:45 me kohë lokale në Angeles Crest Highway, pasi doli nga një tunel Ferrari 296 GTS me të cilin po udhëtonte Zampella humbi kontrollin, u përplas me një barrierë betoni dhe mori flakë menjëherë, sipas autoriteteve. Zampella mbeti i bllokuar brenda makinës dhe u konfirmua i vdekur në vendin e ngjarjes. Një pasagjer tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë publik u nxor i përplasur nga mjeti dhe më vonë humbi jetën në spital.

Vince Zampella ishte një nga emrat kyç në historinë e videolojërave, duke ndihmuar në krijimin e Call of Duty, një nga franchise‑t më të suksesshme në botë që ka shitur mbi 500 milionë kopje dhe ka ndikuar thellë në zhvillimin e zhanrit shooter.
-
-
Nensi Dojaka sjell sensualitet dhe rafinim në Javën e Modës në Londër!
23 Dhjetor, 14:59


