A janë Dua Lipa dhe Callum Turner apo Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në vitin 2002? Fotot e fundit të çiftit të famshëm nga pushimet në Meksikë kanë rikthyer menjëherë në kujtesë një nga momentet më ikonike të kulturës pop.
Në imazhet e publikuara së fundmi, Callum Turner shihet duke i vendosur krem dielli Dua Lipës, në një skenë që ngjan thuajse identike me momentin e famshëm të Ben Affleck dhe Jennifer Lopez në videoklipin “Jenny from the Block”. Një déjà vu i pastër për fansat e pop-it dhe të showbiz-it.
Gjatë pushimeve luksoze në Meksikë këngëtarja me origjinë shqiptare shfaqet e shtrirë, duke shijuar rrezet e diellit me një bikini minimal me print leopard ndërsa aktori 35-vjeçar i serialit Masters of the Air kujdeset për të, larg çdo kompleksi dhe vëmendjeje mediatike. Turner kishte zgjedhur një palë pantallona të zeza plazhi, ndërsa momenti i tyre intim u kap nga paparacët.
Krahasimi me videoklipin e vitit 2002 nuk është i rastësishëm: në atë kohë, Ben Affleck u bë simbol i një romance të ndjekur nga paparacët, një temë që ishte edhe thelbi i klipit të Lopez. Ironikisht, sot historia duket se po përsëritet me një tjetër çift superstarësh.
Dua Lipa dhe Callum Turner nisën lidhjen e tyre në fillim të vitit 2024, pasi u panë së bashku në premierën e serialit Masters of the Air. Ata e bënë lidhjen publike në Instagram në korrik të atij viti dhe debutuan si çift në tapetin e kuq të Met Gala 2025.

Në qershor 2025, këngëtarja e hitit “Don’t Start Now” konfirmoi zyrtarisht fejesën e tyre, pas muajsh spekulimesh për unazën me diamant që mbante në dorën e majtë. “Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese,” u shpreh ajo për British Vogue.
Ndërkohë, fotot nga plazhet e Meksikës tregojnë qartë se mes Duas dhe Callumit, romanca është në kulmin e saj — dhe interneti nuk po ngopet duke i krahasuar me Bennifer-in legjendar.



