Një nga miqësitë më të komentuara të ekranit shqiptar duket se po kalon një moment të vështirë. Bëhet fjalë për raportin mes Einxhel Shkirës, Fjoralba Ponarit, Argjira Spancës dhe Graciano Taganit, një shoqëri që u formësua dhe u forcua gjatë viteve të bashkëpunimit në emisionin “E Diell”.
Së fundmi, kjo marrëdhënie ka marrë një kthesë të papritur që nuk ka kaluar pa u vënë re. Einxhel Shkira ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram tre miqtë e saj, një veprim që duket të jetë i njëanshëm, pasi Fjoralba, Argjira dhe Graciano vijojnë ta ndjekin moderatoren.
Ky detaj ka ngjallur menjëherë pikëpyetje, veçanërisht duke marrë parasysh se katërshja njihej për mbështetjen e ndërsjellë, edhe pas largimit të Einxhel nga “E Diell” dhe pjesëmarrjes së saj në “Big Brother VIP”.
Ajo që e bën situatën edhe më intriguese është fakti se Einxhel vazhdon të ndjekë moderatorin Flori Gjini, çka lë të kuptohet se krisja mund të ketë ndodhur pikërisht me pjesën tjetër të grupit. Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një keqkuptim të përkohshëm apo për një distancim përfundimtar mes tyre.
