Aktori i humorit Bes Kallaku deklaroi se fundi se raportin me ish-partneren e tij, Xhensila Myrtezaj e konsideron tashmë si një të shkuar që ka vdekur. Ai tha se për të e shkuara është një histori e përfunduar dhe se fokusi i tij është plotësisht tek e tashmja.
“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen”, – u shpreh Kallaku, i cili që nga ndarja me Xhensilën, Besi dha intervistën e tij të parë për Grida Dumën. Por veç atyre që aktori tha i prekur, fansat në rrjet dukeshin të shqetësuar për gjendjen e tij. Të shumta kanë qenë komentet në rrjetë që janë shprehur se Besi gjendet në një moment të vështirë si emocional, ashtu edhe fizik.
“Shiko si i dridhen duart”, “Ti more djalë ke nevojë për ndihmë”, ishin vetëm disa nga komentet më të shpeshta që gjendeshin, poshtë videove të këngëtarit. Besi foli edhe për zhgënjimet që ka përjetuar nga njerëz që dikur i kishte pranë. Ai thekson se forca dhe pasuria e tij më e madhe janë dy fëmijët dhe prindërit.


