KreuCelebrity

Cilët banorë shkuan në televotimin e parë të Big Brother VIP 5?

Ka nisur me shumë risi edicioni i pestë të “Big Brother VIP”. Një nga formatet televizive më të ndjekura, i cili premton emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie. Në shtëpinë e “BBV” gjithçka është e mundur dhe surprizat sapo kanë filluar!

Deri më tani, Vëllai i Madh ka qenë i paparashikueshëm dhe çdo gjë duhet se do të zhhvillohet ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim. Mbrëmjen e djeshme, pas hyrjeve të reja, janë bërë edhe nominimet e para të banorëve me një mekanizëm të ri.

Katër banorët e rinj u vendosën përpara një ruletë, dy prej të cilëve duhet të zgjidhnin që të çonin dy banorë në nominim, ndërsa dy të tjerët duhet të shpëtonin dy.

Juxhini dhe Stenaldo shpëtuan Brikenën dhe Ilirin, ndërsa Juela dhe Armela çuan në nominim Lornën dhe Kristin. Dy banorët e nominuar duhet të zgjidhnin edhe dy të tjerë për t'ju bahskuar televotimit. Kristi zgjodhi Senon, ndërsa Lorna zgjodhi Selin, me njërin prej këtyre të katërt që do të lërë shtëpinë të shtunën e ardhshme.