KreuCelebrity

Ish bashkëshorti vrau të fejuarin e saj/ Historia e Juela Nikollajt, banorja më e re e Big Brother VIP 5!

Ish bashkëshorti vrau të fejuarin e saj/ Historia e Juela Nikollajt,

Juela Nikollaj është banorja më e re që i është bashkuar shtëpisë së Big Brother VIP 5. Ajo ka lindur në Laç, por është rritur jashtë Shqipërisë, në Milano, në një familje shqiptare të lidhur fort pas rrënjëve, kulturës dhe vlerave që i kanë shoqëruar gjithmonë. Prindërit e saj kanë qenë të kujdesshëm që identiteti shqiptar të mbetej pjesë e pandashme e jetës së fëmijëve të tyre.

Fëmijëria e Juelës ka qenë e mbushur me dashuri, e ndarë mes tre motrave, por edhe me disiplinë. Ka qenë një vajzë e qetë, kureshtare dhe shumë aktive, gjithmonë me ëndrra të mëdha dhe dëshirë për të ndërtuar diçka të sajën.

Pas përfundimit të studimeve të larta për Ekonomi Europiane, ajo vendosi t’i japë prioritet pasionit të saj më të madh: muzikës. Fillimisht e rritur me rrymën pop, me kalimin e kohës nisi të eksplorojë tinguj të tjerë që e përfaqësonin më shumë – ballkanikë, pak orientalë, dark pop dhe balada, duke krijuar një identitet muzikor më personal. Edhe mësimet e pianos e ndihmuan të lidhej më profesionalisht me muzikën, ndonëse ajo e konsideron veten ende në fillimet e këtij rrugëtimi.

Jeta e saj u përball me një goditje të rëndë disa vite më parë, kur humbi tragjikisht njeriun me të cilin po përgatitej të martohej. Ai u vra në oborrin e shtëpisë, së bashku me motrën e tij, nga ish-bashkëshorti i kësaj të fundit – një ngjarje që la gjurmë të thella në jetën e saj.

Duke folur për këtë periudhë, Juela shprehet:
“Kam kaluar shumë dhimbje dhe ankth. Në fillim mendoja se dhimbja do të ishte e papërballueshme, por me kohën kuptova se jeta ndryshon nga mënyra si zgjedhim ta përballojmë. Punova shumë me veten dhe ajo dashuri e bukur që më kishte lënë ai u bë dritë në momentet më të errëta. U bë forca që më ngriti. Kjo periudhë më bëri më të fortë, më të vetëdijshme për atë që dua dhe më mësoi të gjej dritë edhe aty ku mendoja se nuk kishte më. Sot mund të them me bindje se ia dola dhe kam ende shumë për të ndërtuar, ashtu siç ai ka besuar gjithmonë tek unë.”