
Supermodelja Anok Yai po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se ka mësuar që ka lindur me një defekt në mushkëri.
Në disa foto e video të postuara nga spitali, Anok thotë se e la situatën pas dore duke u përpjekur të gjente kohën e duhur. Përkeqësimi i shëndetit e bëri të kuptonte se nuk ka të tillë.
“Përgjatë vitit jam përballur me këtë betejë të heshtur. Zbulova rastësisht se kam një defekt të lindur që e stërmundon zemrën time dhe po shkatërron ngadalë mushkëritë. Ajo që nisi si diçka asimptomatike për pjesën më të madhe të jetës sime u shndërrua në një kollë të zgjatur që u kthye në dhimbje në kraharor, kollitje me gjak dhe vështirësi për t’u mbushur me frymë. Zgjodha të punoja teksa kërkoja mjekun dhe kohën e duhur. Kuptova shpejt se nuk do të kishte ‘kohë të duhur’, shëndeti im do të vijonte të përkeqësohej. Gjithnjë kam menduar se mund t’ia dilja me gjithçka, por universi gjen mënyrën për të të bërë të ngadalësosh e të zgjohesh.“
“Tani po shërohem… por do të rikthehem. Shihemi!”
View this post on Instagram


