KreuCelebrity

“S`ka shanse t`i bërtasësh ti vajzave”, tensione në BBVA: Angelo përplaset keq me Senon!

“S`ka shanse t`i bërtasësh ti vajzave”, tensione në

Një situatë e tensionuar ka shpërthyer së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku banorët Angelo dhe Seno janë përfshirë në një debat të ashpër, që degradoi në tone të larta dhe një moment kontakti fizik mes tyre.

Përplasja nisi pas një diskutimi mbi mënyrën e komunikimit brenda shtëpisë. Angelo reagoi ashpër ndaj Senos, duke theksuar se ngritja e zërit ndaj vajzave është e papranueshme në çdo rrethanë, si brenda formatit ashtu edhe jashtë tij. Ai u shpreh prerë se një sjellje e tillë nuk duhet toleruar.

Nga ana tjetër, Seno refuzoi të pranonte kritikat dhe reagoi me kundërpërgjigje të forta, duke përdorur shprehje fyese ndaj Angelos. Debati u përshkallëzua shpejt, me replika të ashpra dhe kërcënime verbale, duke krijuar një atmosferë të rënduar edhe për banorët e tjerë.

Në kulmin e përplasjes, mes dy konkurrentëve pati edhe një kontakt të lehtë fizik, moment që ngriti pikëpyetje mbi respektimin e rregullave të lojës dhe etikën e komunikimit në shtëpinë e BBV. Angelo e akuzoi Senon për mungesë argumentesh dhe sjellje të papranueshme, ndërsa Seno deklaroi se nuk kishte ndërmend ta linte kundërshtarin e tij të qetë deri në fund të lojës.

Angelo: Në këtë Big, ti vajzave nuk i bërtet.

Seno: E di unë kujt i bërtas.

Angelo: Në këtë Big, asnjë vajze nuk i bërtet.

Seno: S’të pyet kush ty. As të llogarit njeri ty. Hajde dili zot vajzave. Ik njëherë se të vjen era e gojës.

Angelo: Nuk ka as edhe një shans ti t’i ngresh zërin një vajze. Jo në këtë Big Brother, po jashtë edhe kudo. Jo ti, po edhe kushdo këtu.

Seno: Rri urtë! Usht!

Angelo: S’bën dot më shumë se dy minuta muhabet.

Seno: Ty si strateg… S’do të lë të flesh deri në fund.

Angelo: Sapo i humbe të gjithë sot.