KreuCelebrity

Debat që del jashtë kontrollit në Big Brother VIP 5: Dy banorët përplasen ashpër!

Debat që del jashtë kontrollit në Big Brother VIP 5: Dy

Tensionet në shtëpinë e Big Brother VIP 5 kanë arritur kulmin pas një debati të fortë mes Angelos dhe Senos, i cili u shoqërua jo vetëm me fjalë të ashpra, por edhe me një kontakt të vogël fizik, duke alarmuar banorët dhe publikun.

Përplasja nisi kur Angelo reagoi ndaj mënyrës së komunikimit të Senos me vajzat në shtëpi, duke e bërë të qartë qëndrimin e tij se ngritja e zërit ndaj një vajze është e papranueshme, brenda dhe jashtë lojës. “Nuk ka as edhe një shans t’i ngresh zërin një vajze,” u shpreh ai me tone të forta.

Nga ana tjetër, Seno nuk e priti mirë ndërhyrjen dhe reagoi ashpër, duke përdorur fjalor fyes dhe kërcënues. “S’të pyet kush ty… Rri urtë! Usht!” – ishin disa nga replikat që ndezën edhe më shumë situatën. Debati vijoi me akuza personale, ironi dhe tension të hapur, deri në pikën ku situata u bë e vështirë për t’u menaxhuar.

Në kulmin e përplasjes, mes dy konkurrentëve pati edhe një kontakt të vogël fizik, çka e bëri skenën edhe më të rëndë dhe ngriti pikëpyetje mbi pasojat që mund të ketë ky incident në vazhdimësinë e tyre në lojë.