
Një nga abnoret e këtij edicioni të "BBVK", që nuk kalon dot asnjë ditë pa konflikte dhe tensione është padyshim Alba Pollozhani. Ditën e djeshme banorja ka pasur një debat, i cili agravoi edhe kaloi në përplasje me sende mes saj, Benitës dhe Dolces.
Teksa debatonin, Alba spërkaste me ujë Dolcen dhe më pas Benitës, në një moment Dolce e godet në fytyrë Albën me shishe, ku preket gjithashtu pa qëllim në fytyrë edhe Benita. Vajzat nuk u dëmtuan, por një akt dhune i tillë, nuk mendohet se do të kalohet kaq lehtë nga Vëllai i Madh.
Dolce: Me ujë mos lag, pse më lag?! Mos më lag pellushin!
Alba: Dua ta lag.
Dolce: Ti jashtë ke për të kërkuar falje. Ti, po!
Presim prime-n e sotëm për të parë se çfarë ka vendosur Vëllai i Madh për banoret, lidhur me këtë situatë.


