Artistja e mirënjohur, Rajmonda Bulku është një nga figurat më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare. Ajo ka lënë gjurmë të rëndësishme në artin shqiptar dhe më pas ka kontribuar edhe në jetën publike të vendit si politikane.
Bulku hyri në rrugën e kinematografisë kur ishte fare e re, nxënëse në vitin e tretë të shkollës së mesme, ajo debutoi për herë të parë në 1976 në filmin ‘Dimri i fundit’. Tashmë ajo feston 50 vjetorin e karrierës së saj dhe për këtë është ftuar në emisionin "Opinion" me Blendi Fevziun, ku tregoi historinë se si nisi aktrimin, duke u shprehur se ishte vetëm shansi i saj
Blendi: Kur ke luajtur filmin e parë?
Rajmonda: Në 1976, në dimër, filmi i parë ka qenë "Dimri i fundit".
Blendi: Ku të gjetën?
Rajmonda: Te rruga e Kavajës
Blendi: Si të gjetën?
Rajmonda: Shansi im atë ditë, kisha veshur një pallto kështu si pink edhe dy regjizor pak të çmendur si janë artistat, nuk ishin ngopur me fotografitë që i kishin bërë gocave të gjimnazit të Tiranës dhe kërkonin dhe panë një gocë, unë ndaloj në trotuar për të lënë mikrobuzin të ecte dhe ai ndaloi dhe çudia është si kam hipur në mikrobuz, po u prezantuan dhe atëherë nuk të gjente gjë të hipje në mikrobuz
Në filmat shqiptarë të periudhës së realizmit socialist, ajo solli figura femërore që ishin bartëse emocionesh dhe konfliktesh të brendshme. Gratë që ajo interpretoi ishin të forta, të ndershme dhe shpesh të përballura me zgjedhje të vështira, duke reflektuar realitetin e kohës.
-
-
E premte me vranësira në mëngjes, në mesditë ndryshon!
26 Dhjetor, 09:27


