KreuCelebrity

Fëmija numër 3: Vajza e Jozefina Topallit ndan lajmin e ëmbël!

Fëmija numër 3: Vajza e Jozefina Topallit ndan lajmin e

Festat vijne me gëzim te shtuar per familjen e ish-kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli. Vajza e saj, Margerita Topalli, ka ndarë me ndjekësit lajmin e bukur se është sërish ne pritje të ëmbël.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se familja e tyre po zgjerohet dhe se së shpejti do të mirëpresin një anëtar të ri. Margerita dhe bashkëshorti i saj, Angji Serreqi, do të bëhen prindër për herë të tretë Dyshja qe kane tashmë dy djem, duket se po përjeton një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre.

 
Në foton e publikuar krah pemës së Krishtlindjes, Margerita shfaqet mjaft e lumtur pranë bashkëshortit dhe dy fëmijëve, duke konfirmuar se ky vit është i veçantë për ta pasi janë në pritje të gjithçkaje të bukur që po vjen në familjen e tyre.

Siç duket, magjia e festave këtë vit për familjen Topalli-Serreqi ka një kuptim akoma më të thellë, duke e bërë këtë pritje të ëmbël kryefjalën e festimeve të tyre të fundvitit.