KreuCelebrity

Babagjyshi zbret nga qielli në Himarë dhe ndez magjinë e Krishtlindjeve

Babagjyshi zbret nga qielli në Himarë dhe ndez magjinë e

Krishtlindjet në Himarë u festuan këtë vit me një spektakël ndryshe, ku Babagjyshi i Vitit të Ri u shfaq nga qielli, duke zbritur me parashutë në shëtitoren e qytetit bregdetar. Pamja surprizuese krijoi menjëherë një atmosferë festive dhe të gëzueshme për banorët dhe vizitorët.

Pas mbërritjes së tij, Babagjyshi u prit me entuziazëm të veçantë nga fëmijët, të cilët morën dhurata dhe shijuan momentet festive të organizuara posaçërisht për ta.

Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, theksoi se kjo është viti i dytë që organizohet ardhja simbolike e Babagjyshit dhe se iniciativa tashmë po kthehet në një traditë të përvitshme. Sipas tij, pas ardhjes nga deti vitin e kaluar dhe nga ajri këtë vit, qytetarët mund të presin një tjetër surprizë në vitet në vijim.

Festimet e Krishtlindjeve të organizuara nga Bashkia e Himarës vijuan edhe me aktivitete të tjera argëtuese, mes të cilave shfaqja e teatrit të kukullave, duke e kthyer këtë vigjilje në një ditë të paharrueshme për më të vegjlit.