KreuCelebrity

Vajzë e fortë, por Bleona Qereti përlotet teksa flet për ish partnerin: Pres me padurim të...

Vajzë e fortë, por Bleona Qereti përlotet teksa flet për ish

Bleona Qereti ka ndarë së fundmi disa momente të ndjera personale, duke folur hapur për ish-partnerin e saj dhe respektin e thellë që vazhdon të ketë për të, pavarësisht ndarjes.

Këngëtarja theksoi se për të ka qenë gjithmonë thelbësore të ndiqte ëndrrat e saj, të cilat – sipas saj – shpesh ishin më të mëdha se vetë marrëdhënia që kishte ndërtuar. Ajo u shpreh mirënjohëse ndaj ish-partnerit, i cili e ka kuptuar dhe mbështetur në rrugën e saj profesionale, pa u bërë pengesë për ambiciet dhe karrierën që ajo dëshironte të ndërtonte.

“Jam shumë falënderuese për zemërgjerësinë e atij njeriu, i cili e kuptoi se ëndrrat e mia ishin shumë herë më të mëdha se sa marrëdhënia jonë. Ai për mua do të mbetet gjithmonë një njeri i mrekullueshëm,” u shpreh Bleona.

Duke përdorur një metaforë interesante, ajo e përshkroi lidhjen e tyre si dy “kompjuterë shumë të mirë, por me sisteme operimi të ndryshme”, duke shtuar se pjekuria emocionale qëndron te mungesa e egos dhe aftësia për të pranuar se ëndrrat e partnerit mund të mos përputhen me të tuat.

“Kur gjërat nuk përputhen, duhet të kesh mirësinë ta lësh të lirë tjetrin. Për këtë arsye, ai gëzon një respekt shumë të madh nga ana ime. Jam mirënjohëse jo vetëm për mbështetjen e tij, por edhe për atë që më ka dhënë familja e tij,” tha ajo.

Bleona ndau gjithashtu një moment emocional nga koha kur ndodhej në Miçigan, duke theksuar se personi që ishte më krenar për të në ato momente ishte pikërisht ish-bashkëshorti i saj. “Ai për mua mbetet djali me sytë më të bukur në botë,” shtoi ajo, duke e përshkruar dashurinë si diçka që për të duhet të jetë gjithmonë pa kompromise.

Në fund, këngëtarja theksoi filozofinë e saj të jetës, duke nënvizuar se pavarësisht mundësive për një jetë luksoze, ajo ka zgjedhur një rrugë tjetër.

“Mund të kisha jetuar në një nga vilat më të bukura të Tiranës apo të dilja me ‘Hermes’, por ky nuk ka qenë kurrë qëllimi im. Qëllimi im ka qenë të jem ‘self-made’ dhe ‘silicon-free’. Të jem personi i vërtetë që jam sot. Bukuria e vërtetë është të jesh e lirë dhe të jesh vetvetja,” përfundoi Bleona.