KreuCelebrity

Kush nga banorët e "BBV5" është më i kërkuari në Google? Flet eksperti i IT!

Ka nisur me shumë risi edicioni i pestë i “Big Brother VIP”. Një nga formatet televizive më të ndjekura, i cili premton emocione të forta, debate të zjarrta, rrëfime personale, skandale, incidente dhe histori dashurie. Në shtëpinë e “BBV” gjithçka është e mundur dhe surprizat sapo kanë filluar!

Ka kaluar pothuajse 1 javë nga nisja e edicionit dhe le të themi se BBV e merr gjithmonë vëmendjen e shqiptarëve. I ftuar në Live From Tirana me Ronaldo Sharkën ishte eksperti i IT, Ardit Gavani. Ai ka treguar  se termat më të kërkuar në Google janë: BBVIP Albania 5, Big Brother VIP Live, ku dhe ka zbuluar se cilët janë 3 banorët më kërkuar.

Nga personazhet më të kërkuar në Google, numri një ishte Sabina Mete, nga interesi deri tani, personazhe që lidhen me termin BBVIP5. Në vend të dytë ishte Armir Shahini, dhe Kristi Lamaj në vend të tretë.